Britney Spears anulon turneun, zbuloni arsyen
“Mezi prisja të nisja turneun tim të ri për t’u takuar me fansat. Por më duhet të anuloj çdo gjë. Dua të rri pranë babait tim, i cili është shumë sëmurë.”
Me pikërisht këtë mesazh këngëtarja e njohur Britney Spear ka njoftuar të gjithë fansat e saj për anullimin e koncertit. Mesazhi u postua në profilin e saj në Instagram.
Pastaj lajmi bërë jehonë edhe në media.
Vazhdimi i postimi:
“Nuk di vërtet nga t’ia nis, sepse është e vështirë për mua ta them. Nuk do ketë koncerte për turneun tim të ri ‘Domination’. Kisha shumë dëshirë t’ju takoja të gjithëve ju këtë vit dhe tani që më duhet të anuloj gjithçka, më thyhet zemra.”
“Gjithsesi, para së gjithash vjen familja dhe ky është vendimi i duhur për t’u marrë.
Dy muaj më parë, babai im përfundoi në spital dhe ishte shumë pranë vdekjes. Jemi të gjithë të lumtur që ai mbijetoi, por rruga e tij drejt shërimit, është ende e gjatë. Kështu, m’u desh të merrja këtë vendim të vështirë për t’i vënë të gjitha energjitë e mia në dispozicion të familjes. Shpresoj të mund ta kuptoni. Mund të gjeni më shumë informacion për rimbursimin e biletave në britneyspears.com.
Do i vlerësoj të gjitha lutjet tuaja për familjen time në këtë periudhë. Faleminderit të gjithëve, ju dua.”
Ishin fansa, kolegë si dhe persona shumë të famshëm që komentuan tek postimi i Britney-t duke dhënë mbështetjen ë tyre.
KOHA JONË SONDAZH

