Bruce Willis-in nuk e mbajnë këmbët, i dehur teksa del nga një klub
Ndonjë pije më shumë dhe i forti dhe i pathyeshmi i ‘Die Hard’ humb dalëngadalë ekuilibrin.
I mbajtur nga dy truprojat e tij Bruce Willis është shfaqur i dehur, mbrëmjen e kaluar teksa dilte nga një Klub në Londër, ku mbahej eventi i London Fashion Week Men’s.
Aktori është shfaqur elegant me një këmishë bojëqielli dhe në dukje i dehur pasi mezi qëndronte në këmbë.
Ai është shoqëruar në makinë dhe menjëherë sa është ulur në sediljen e saj ka mbyllur sytë. Legjenda e Hollywood-it duket se e ka eksagjeruar më shumë seç duhet me alkoolin.
KOHA JONË SONDAZH

