Burimet e “Page Six”: Dua Lipa po ndërton një rezidencë shumë milionë euro në Sarandë

Krijuesja e hiteve britaniko-shqiptarja, Dua Lipa po ndërton një rezidencë shumëmilionëshe në Sarandë, Shqipëri, ku familja e saj i ka rrënjët, thotë një burim për Page Six, thuhet se shtëpia e re në qytetin bregdetar – do të ketë pamje madhështore me pamje nga deti Jon.

Lipa, e lindur në Britani nga prindër emigrantë shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, iu dha shtetësia shqiptare në nëntor nga presidenti Bajram Begaj.

Fituesja e çmimit Grammy jetoi në Kosovë me familjen e saj nga mosha 11-15 vjeç, duke thënë për NPR , “Unë nuk do ta ndryshoja atë për asgjë në botë sepse me të vërtetë më ndihmoi të bëhesha kjo që jam”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2016, këngëtarja e “Levitating” dhe babai i saj themeluan fondacionin “Sunny Hill” për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Kosovë për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në verën e vitit 2021, ajo pushoi në vendin ballkanik me familjen dhe të dashurin e atëhershëm Anwar Hadid dhe darkoi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Lipa gjithashtu zotëron një shtëpi në Londër dhe makina sportive, duke përfshirë një Jaguar I-Pace dhe Jaguar F-Type, Page Six muajin e kaluar raportoi gjithashtu se Lipa po afrohet me reperin Jack Harlow – albumi i fundit i të cilit përmban një këngë të titulluar, “Dua Lipa”.

Dyshja u takua në “Variety Hitmakers” në Los Angeles në nëntor dhe kanë qenë në “komunikim të vazhdueshëm” që atëherë.

Lipa së fundmi u tha gjithashtu se ka nisur një lidhje me Trevor Noah pasi dyshja u fotografuan duke u përqafuar pas darkës në Miss Lily’s në New York në fund të shtatorit.

Por një burim tha se darka ishte miqësore dhe u zhvillua pasi ai regjistroi ‘podcastin’ e saj “At Your Service”/infokosova.net/

Duhet theksuar se ardhja e një ylli të tillë botëror në Shqipëri me vilë buzë detit mund të nxisë yje të tjerë të investojnë në vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?