Burri i Olta Gixharit e ka shantazhuar? Zhaklina shpjegon si qëndron e vërteta e audios virale
Opinionistja e “Big Brother Vip 2”, Zhaklin Lekatari ka reaguar pas bujës që po bëhet në media dhe në rrjete sociale, pas publikimit të një bisede të saj, ku ajo shprehej se “burri i Olta Gixharit e ka shantazhuar”.
Në një postim në Instagram-in e saj, Zhaklina thotë në fillim të videos “po, është e vërtetë”, por më pas shton se ka përdorur termin e gabuar (i referohet fjalës shantazh) dhe mohon se është shantazhuar nga partneri i Oltës.
“Po, është e vërtetë. Burri i Oltës, nëpërmjet një miku shumë të mirë të përbashkët, ka dashur të takohet me mua dhe gjëja e parë që unë kam vendosur të bëj është që të kontaktoj produksionin, i cili më ka këshilluar që të mos takohem as me këtë familjar, as me familjarë të tjerë [të banorëve]. Për shkak të presionit shumë të madh dhe trysnisë së madhe, unë kam përdorur termin e gabuar. Sigurisht që ai nuk më ka shantazhuar, sepse unë nuk e kam takuar kurrë. Por, ka dashur të më kontaktojë”,-thotë ndër të tjera ajo.
View this post on Instagram