Cardi B anulon koncertin, probleme serioze me të pasmet

Cardi B ka anuluar koncertin e saj në Baltimore, i cili do të mbahej të premten, për shkak të problemeve shëndetësore.

Reperja po përjeton disa ndërlikime për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale që ka bërë së fundmi në të pasme dhe gjoks.

TMZ ka konfirmuar se mjekët e kanë këshilluar që të qëndrojë në shtëpi pasi trupi ka nevojë të pushojë. Për këtë arsye, reperja do të anulojë për disa kohë koncertet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cardi ka qenë e hapur për procedurat kirurgjikale pasi solli në jetë vogëlushen Kulture. Madje para disa javësh, në promovimin e linjës së veshjeve në Los Anxhelos tha se performanca i bën keq për të pasmet, por nuk mund të largohej pa i dhuruar dicka të vogël publikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?