Cardi B eksperimenton në aktrim, zbulohen detaje për rolin

Pas suksesit të padiskutueshëm në muzikë, Cardi B ka vendosur të eksperimentojë edhe në aktrim. Ajo do të jetë pjesë e filmit “Hustlers” dhe detajet për rolin e saj kanë filluar të dalin në dritë.

Teksa po prisnim që Cardi të merrte situatën në dorë dhe të bëhej pjesë e rëndësishme e filmit me ndonjë rol kyç, kolegu i saj tregoi të kundërtën. Ai është shprehur për ‘Cosmopolitan’ se Cardit i është dashur të bëjë vetëm një ditë xhirime, që do të thotë se mund të jetë vetëm në një ose në dy skena.

Këngëtarja është shumë e angazhuar me koncerte, prandaj nuk ka mundur të përfshihej më shumë, pasi së fundmi karriera e saj muzikore ka kapur majat dhe Cardi është ndër këngëtaret më të pëlqyera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?