Celine Dion ndërpret turneun botëror
Celine Dion ka njoftuar sot anullimin e 16 shfaqjeve të mbetura nga turneu i saj botëror prej “problemeve të vazhdueshme shëndetësore”. Këngëtarja thotë se po mundohet të rekuperohet nga “spazma muskulore të rënda e të vazhdueshme” që pengojnë aftësinë e saj për të performuar, sipas një publikimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin Instagram.
Dion kishte shtyrë turneun e saj të Las Vegas në tetor 2021 për shkak të spazmave, duke thënë asokohe se ishte “zemërthyer”.
Shfaqjet e mbetura të turneut të saj ”Courage World Tour”, ishin riprogramuar për t’u zhvillur në periudhën 9 mars derit në 12 prill të këtij viti. ”Kisha shpresuar që deri tani do të isha rekuperuar, por më duhet të bëj durim për të ndjekur regjimin e rekomanduar nga doktorët”.