“Çfarë do më shumë nga unë?”/ Mateo i “vodhi” puthjen Brikenës, banorët ballafaqohen në Prime
Tensionet emocionale dhe afrimiteti mes dy banorëve, Brikenës dhe Mateos, kanë qenë në qendër të vëmendjes në ditët e fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Raporti mes tyre duket se është forcuar, por një episod i fundit ka sjellë reagime të forta nga ana e Brikenës. Një puthje e papritur nga Mateo ka bërë që ajo të përlotej dhe të qëndronte për disa orë në dhomën e rrëfimit, duke reflektuar mbi situatën.
Gjatë spektaklit “Prime”, Brikena u shpreh se për të puthja ka një rëndësi të veçantë dhe duhet të vijë natyrshëm, në një moment kur ajo ndihet e sigurt emocionalisht. Ajo theksoi se kishte shprehur më herët dëshirën që gjithçka të ndodhte spontanisht, dhe jo si një veprim i nxituar apo i imponuar.
Nga ana tjetër, Mateo deklaroi se afrimiteti mes tyre kishte ekzistuar prej kohësh dhe se ai kishte interpretuar sinjalet si një hap që duhej ta ndërmerrte vetë. Ai shtoi se nuk e konsideron veprimin e tij si gabim dhe se reagimi i Brikenës e kishte surprizuar.
Pavarësisht situatës së krijuar, Brikena sqaroi se nuk ka kërkesa ndaj Mateos, por pranoi se ndjen një pëlqim për të, duke nënvizuar se gjëra të tilla duhet të ndodhin në mënyrë të natyrshme dhe në kohën e duhur.
KOHA JONË SONDAZH

