Çfarë ndodhi mbrëmë me vizitën e dy opinionistëve në shtëpinë e Big Brother Vip?

Dje Top Channel vendosi ta kishte një ditë zie, në shenjë solidarizimi për ngjarjen e rëndë ku persona të armatosur qëlluan në drejtim të godinës së televizionit dhe për pasojë humbi jetën roja i sigurisë. E për pasojë spektakli i Big Brother Vip nuk u zhvillua ashtu siç pritej, ndërkohë pasi banorët u njoftuan mbi ngjarjen, ata u surprizuan me një vizitë në shtëpi nga dy opinionistët, Zhaklina dhe Arbri.

E duket se darka e banorëve me opinionistët pati batuta të shumta, ndërsa ishte Zhaklin ajo që nisi t’i ngacmonte nga pak lojtarët.

Ajo tha se debatet që bëhen mes tyre janë fiktive, pasi në fund të sherrit sërish puthen e përqafohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opinionistja madje i tha Luizit se deri në fund të këtij formati, ai do e puthë Qetsorin në buzë në kuadër të lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhaklin nisi të përmendte edhe shprehjet e “famshme” të banorëve, “Bëj gati valixhet”, “Akoma nuk ke ikur ti”, “Në kuadër të lojës”, etj…të cilat shkrinë së qeshuri konkurrentët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?