Çfarë po “kurdis” Luizi me Kejsin: Ai ka nevojë për ty

Pasi Kristi bisedoi me Luizin për distancimin e Keisit nga ai, Luizi shkoi dhe foli me këtë të fundit, për ta pyetur se përse po sillet kështu me Kristin.

Keisi u shpreh se nuk ka asgjë, thjesht është mërzitur pak ditët e fundit, ndërsa shtoi se disa gjeste të Kristit nuk i pëlqejnë kur i bën përpara të tjerëve. Luizi i tha Keisit se ai e do shumë atë, prandaj sillet ashtu dhe e këshilloi Keisin t’i qëndrojë pranë Kristit këto ditë, pasi i është kthyer shtëpia kundër.

Luizi i tha Keisit se ai po bën ç’mos që ta mbajë atë në shtëpi. Ai tha se do të donte që mes tij dhe Armaldos, të dilte Armaldo jashtë.

SHKARKO APP