Çfarë po ndodh me princeshën Kate në të vërtetë?

Kate Middleton dhe e vërteta e saj vijojnë të jenë enigmë në një kohë që imagjinata njerëzore ku nuk ka shkuar.

Nga depresioni, tradhtia, shtatzënia, tek vetëvrasja

Teoritë janë të shumta. Disa thonë se Kate është në depresion dhe mbahet e izoluar, të tjerë thonë se mbahet e mbyllur pasi kërkon të arratiset me dikë apo se është shtatzënë me dikë tjetër. Teoritë konspirative shkojnë deri aty sa aludojnë se edhe mund të ketë vdekur. Mund të jetë vrarë, ose vetëvrarë.

Pa hije dyshimesh nuk mbetet as William. Thuhet se një arsye tjetër e gjithë këtij misteri mund të jetë një lidhje jashtëmartesore e Princit me Rose Hanbury. Kjo e fundit, e cila është përfolur edhe më herët për një lidhje me princin, i ka hedhur poshtë aludimet. Ajo ka tre fëmijë dhe është e martuar.

Në një situatë të tillë, që ia kalon çdo filmi mister të Netflix, Kate nuk është shfaqur. E vetmja dalje e saj, që prej 25 dhjetorit të 2023-shit, ishte rreth tre ditë më parë. Me burrin, duke bërë pazar. Video ishte amatore, jocilësore, pamjet nuk dukeshin dhe aq qartë dhe thashethemet më shumë u nxitën sesa u shuan.

Del në skenë sozia

Në skenë sozia e saj. Heidi Agan është një punonjëse e pallatit mbretëror dhe në festa të ndryshme, për shkak të ngjashmërisë me Kate, e ka imituar atë. Në video thonë se ishte Heidi dhe jo Kate. Vetë Heidi gjithashtu e ka mohuar.

Po si nisi gjithçka, për këdo që e ka harruar

Në 17 janar familja mbretërore njoftoi se Kate do të bënte një ndërhyrje abdominale dhe do të shkëputej nga detyrat publike deri në Pashkët Katolike, pra deri në fund të marsit. Sipas këtij njoftimi gjithçka do të kishte qenë ok, nëse rrjeti nuk do të ishte ndezur me dyshime. Se Kate mund të mos shfaqet në detyra publike, por një video nga shtëpia, me figurë dhe zë, mund ta regjistrojë. Kështu shuan çdo dyshim.

Dyshime që vetë i ndezi me foton e 8 marsit, ku pranoi se ishte me fotoshop.

Faji i tabloideve apo i Kate?

Pse Kate nuk flet? A nuk e ka për detyrë të sqarojë publikun? A janë tabloidet ato që po i shkatërrojnë me aludime apo e gjithë kjo është në interesin e saj? A është një arrogancë dhe lojë me median apo një mënyrë për të rritur ndjekësit dhe popullaritetin? A ka një luftë kunatash dhe çiftesh për më shumë vëmendje? Po sikur e gjithë kjo të jetë një strategji që të lërë në hije Meghan dhe Harry, të cilët kanë qenë të shumëpërfolur vitet e fundit dhe ta kthejmë dramën nga ata që pas sëmundjes së Charles, mund të jenë shpejt mbretër të vendit?

Apo ku ka zë s`është pa gjë dhe kushedi, një nga ato që ne i quajmë teori konspirative mund të jetë e vërtetë?

SHKARKO APP