Charles dhe Camilla festojnë Vitin e Ri për herë të parë pa Mbretëreshën

Mbreti Charles III i kaloi Krishtlindjet në Sandringham, ndërkohë që në ditën e parë të vitit 2023, do të udhëtojë me bashkëshorten e tij Camilla, në Skoci. Kjo është nata e parë të Vitit të Ri të familjes mbretërore angleze pa mbretëreshën Elizabeth.

Atje do të jenë vetëm dhe do të mbretërojnë si në përrallën që kanë ëndërruar gjithmonë: Mbreti, bashkëshortja mbretëreshë dhe një shishe e mirë verë angleze, e shtrenjtë Nyetimber.

Sipas parashikimeve të ekspertes së Shtëpisë Mbretërore, Jennie Bond, do të jetë një ditë plot nostalgji, e shoqëruar me një dozë trishtimi.

SHKARKO APP