Chiara Ferragni shtatzënë për herë të dytë

Chiara Ferragni është komentuar së fundmi se është në pritje të fëmijës së dytë. Një burim ka konfirmuar për Fanpage.it se blogerja e njohur dhe bashkëshorti Fedez, janë në pritje të fëmijës së dytë.

Megjithatë, dyshja nuk e ka konfirmuar lajmin duke preferuar të mos reagojë. Blogerja nuk e ka mohuar se dëshiron ta zgjerojë familjen e saj, pasi mëmësia e ka bërë atë jashtëzakonisht të lumtur vitet e fundit.

Kujtojmë që çifti i famshëm u bënë prindër për herë të parë në 2018-ën, vit në të cilin kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Ata kanë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Leone.

SHKARKO APP