Çifti i këngëtarëve s’ka në plan të martohet

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kanë në plan të martohen por jo tani. Në fillim të muajit, Eraldo Rexho tha për “Edicionin Veror” se Marsela dhe Vitmari do të martohen. Ishte një lajm i këndshëm, pasi dyshja replikoi në një intervistë të mëparshme për punë propozimesh dhe datash dasmash. Por s’është tërësisht i vërtetë.

Në kopertinën e ”Revistës Who”, Vitmari qartëson: “Pavarësisht se është përfolur shumë në portale apo media për fajin tënd [Eraldo], ne nuk kemi ndarë apo planifikuar asgjë. Do na pëlqente pse jo, siç themi ne tironsit, ”me kismet t’Zotit””. Kurdo që të jenë gati, çifti e di si e do ceremoninë. ”Buzë deti, të rrethuar nga njerëzit që duam fort, prindërit, shoqëria, diçka e thjeshtë por kuptimplotë dhe me siguri shumë muzikë të mirë”,-tregon Marsela.

Në një intervistë për ”Gjesi”, çifti u përball me pyetjen e pashmangshme, “Po dasmën kur do e bëni?” Vitmari tha “në pranverë,” por Marsela e kundërshtoi me buzëqeshje. “Jo, nuk është e vërtetë. Unë si vajzë nuk mund të them se kur e kemi për t’u martuar sepse i përket djalit t’i propozojë vajzës. Presim propozimin dhe unazën dhe pastaj caktohet data”,-thotë ajo.

SHKARKO APP