Çifti nga Gjilani bën gjestin unik, hap dyert e dyqanit dhe ofrojnë rroba falas për njerëzit në nevojë

Rroba falas për Fiter Bajram. Një çift nga Gjilani bën këtë gjest unik për familjet në nevojë. Gëzim e Xhani Mehmeti treguan se këtë vit kanë pasur shumë kërkesa jo veç nga Kosova por dhe Shqipëria. Ata treguan se deri më tani kanë dhuruar 400 pako.

“Nuk është hera e parë. Ka 6 vite që dhurojmë, por kësaj here e kemi bërë lajmërimin më herët. Zakonisht e bëjmë një ditë para festës. Tani e kemi bërë lajmërimin dy tre ditë përpara dhe ka pasur kërkesa prej tërë Kosovës edhe prej Shqipërisë për rroba për ata njerëz që kanë vërtetë nevojë. E kemi bërë për zot dhe njerëzit në nevojë”, u shpreh Gëzimi.

Gruaja e tij, Xhani thotë se më shumë janë të fokusuar te fëmijët në nevojë. “Kur pamë që kanë nevojë familje të tjera, kemi vazhduar me pako të tjera. Nuk kemi pasur qejf që asnjë familje me iu thënë që na vjen keq por nuk ka mbetur. Më shumë iu kemi kushtuar rëndësi fëmijëve“, u shpreh ajo.

SHKARKO APP