Cigarja e Sandër Prosit, gjatë xhirimeve të “Plumba Perandorit”
Një film ka gjithnjë dy histori. Atë që shfaqet në ekran dhe atë përtej tij që i përket grupit të punës që e realizuan atë.
Kohët kur xhirohet një film janë më të bukurat në jetën e aktorëve dhe regjisorëve, pavarësisht sfidave dhe vështirësive për të realizuar karaktere apo ndërtuar ngjarje. Disa fotografi bardh e zi të ruajtura me kujdes nga skenografi Fatbardh Marku na tregojnë momente interesante nga një prej filmave më të folur në kinemanë shqiptare “Plumba perandorit”.
Nën regjinë e Mevlan Shanajt, ky film tregon historinë e një të riu nga jugu i Shqipërisë i cili niset për në kryeqytet për një jetë më të mirë. Gjatë asëkohe në Tiranë pritej të vinte perandori i Italisë, dhe vendi ziente nga zhurmat e makinave ushtarake por edhe nga përgatitjet e bujshme. Ndërkohë ishte arestuar edhe i vëllai ku ekzekutohet, pasi merte pjesë në lëvizjen antifashiste. Urejtja e nxiti të merte një vendim që të qëllonte kundër perandorit.
I veshur me një pallto të zezë, kapele dhe një cigare në dorë duke biseduar me regjisorin e filmit, në foto na shfaqet i ndjeri Sandër Prosi. Duhet të jenë në bulevardin kryesor të qytetit të Sarandës. Foto është realizuar në vitin 1979. Në një tjetër foto regjisori përgatit për xhirim aktorin e ri protagonist në këtë film Kastriot Caushin në film (Vasil Laçi). P
ranë kameras shfaqet në disa foto regjisori Pali Kuke. Në një tjetër foto Sandër Prosi shfaqet i qeshur pranë Pali Kukes me cigaren që nuk e heq nga buzët. Në role të tjera në këtë film kanë intepretuar aktorët Vangjush Furrxhi, Liza Laska, Robert Ndrenika, Lec Shllaku, Ylli Demneri, Renis Hyka, Marko Bitrako, Agim Qirjazi, Jorgaq Tushe, Spiro Strati, Aleksandër Pogace, Rezarta Vincani.