Cilin artist të estradës nuk duron dot? Era Rusi befason me përgjigjen

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi është konsideruar si një ndër emrat që nuk heziton të tregojë të vërtetën. Ajo ishte e ftuara në rubrikën “Dance with Graciano” në emisionin Mos i fol shoferit, ku u pyet se cilët artistë të estradës nuk duron dot.

Për të mos përmendur emra, Era zgjodhi që të tregonte një detaj të vogël. Asaj nuk i pëlqen aspak luksi që duan të tregojnë disa artistë shqiptarë, ndërkohë që në të vërtetë vazhdojmë të jemi një vend i varfër.

Era Rusi: Unë mendoj se secili ka mënyrën e vet se si e reklamon apo shet veten. Më duket muhabet koti ky luksi i madh në një vend relativisht të varfër si Shqipëria, kështu që mendoj më mirë me këmbë në tokë, aq sa kemi mundësi sepse në fund, të gjithë në të njëjtin vend e pimë kafen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?