Claudia Cardinale nxjerr 130 fustane në ankand

Nëse mendojmë për një divë të kinemasë, mendojmë para së gjithash për talentin e saj, por mbi të gjitha për imazhin: trukun, flokët dhe veshjet. Krijesa ëndrrash brenda dhe jashtë kufijve të seteve kinematografike.

Ndonjëherë ndodh që të njëjtat veshje, që ndërkohë kanë hyrë në histori, dalin në shitje. E për koleksionistët, këtu nis gjuetia e thesarit. Pas Catherine Deneuve, që në janar ka nxjerrë në shtëpinë e ankandeve “Christie’s” garderobën e saj të firmosur nga Yves Saint Laurent, tani është Claudia Cardinale, ajo që ka njoftuar nxjerrjen në ankand të veshjeve të saj më të famshme.

Nga 28 qershori deri më 9 korrik, 130 fustane që i përkisnin aktores së famshme, sot 81-vjeçare, do të mund të blihen në mënyrë ekskluzive në faqen e internetit të shtëpisë së ankandeve “Sotheby’s”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë e njohin ikonën e viteve ’60, por pakkush i njeh shijet e saj për modën”, shkruan shtëpia e ankandeve. Përveçse “online”, nga 2-4 korrik veshjet do të jenë edhe në qendër të një ekspozite me hyrje të lirë në zyrat pariziene të “Sotheby’s”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?