Dafina publikon këngën e re “Kapma dorën”

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor me titull “Kapma dorën”. Kënga vjen në bashkëpunim me Dj Lurron, gjersa është ritmike e zhanrit reggae dhe house. Muzika është punuar nga Lurro, teksa si projekt vjen pas përfundimit të një vere të suksesshme me këngë e koncerte të shumta. Këngëtarja në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, njoftoi se këtë këngë e kishte si dhuratë për fansat, për përmbylljen e një vere shumë të suksesshme për të, të quajtur “Rikthimi i Dafinës”.

Dafina Zeqiri x Lurro - Kapma Doren

SHKARKO APP