Dafina Zeqiri bën ndryshimin e radhës

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret që ka provuar më së shumti çdo lloj look-u, prerje e ngjyrë. Ajo është kaq shumë e dashur për publikun për talentin, muzikën që bën por edhe për stilin e veçantë dhe shumë ndryshe që ka.

Pasi i surprizoi të gjithë me qethjen e plotë që i bëri flokëve, tani Dafina ka bërë ndryshimin e radhës. Këngëtarja ka lyer flokët me ngjyrë rozë duke hequr dorë nga bjondia që kishte këto muajt e fundit.

Dafi guxon gjithmonë me ngjyrat dhe prerjet dhe duke qenë se kjo është ngjyra më in për momentin sipas ekspertëve të modës, ajo nuk mund ta anashkalonte këtë fakt. Ndërkohë, Dafina po shijon sukseset e projekteve të saj të fundit, të cilat e kanë mbajtur këngëtaret të angazhuar gjatë sezonit të verës.

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by ? ? ? ? ? ? (@dafina.zeqiri) on

SHKARKO APP