Dalin pamjet, Olta futet në të njëjtin tualet me Luizin, Kristi bën kërkesën urgjente
Rrengu i Luizit për t’u futur në të njëjtin tualet me Krisitin dhe Armaldon ka sjell si pasojë edhe daljen në televotim të të tre banorëve.
Së fundmi llogaria zyrtare e Krist Aliajt në Instagram po kërkon “drejtësi”, pasi të njëjtën gjë e paska bërë më herët edhe Olta.
Familjarët që menaxhojnë Instagram-in e Kristit, kanë ripostuar një video nga një faqe TikTok-u, ku duket qartë Olta dhe Luizi duke hyrë në të njëjtin tualet.
“Edhe kur hyri Kristi ishte dera e hapur. Pse nuk po dënohet Olta,”-shkruhet bashkangjitur me videon në postim.
Kujtojmë këtu se që pasi u dha vendimi i “zarfit të zi” nga produksioni Luizi buzëqeshi në shenjë pohimi se kjo kishte qenë një lojë e qëllimshme.