Dea Michel i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

Ish-finalistja e “BBV 2”, Dea Michelle, ka treguar se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur më shumë se katër orë. Duke treguar që gjithçka ka shkuar mirë, ajo bën një rikujtesë për të gjithë: ‘Të mos lini pas dore kontrollet shëndetësore!’

Dea nuk ka treguar më shumë për sëmundjen e saj por tregon se gjatë kësaj kohe ka mësuar të jetojë mes ankthit dhe lotëve.

“Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve.

Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohese për gjërat e vogla(të medha) që shpesh i marrim për të mireqena.

Falë zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohese për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrrollet shëndetesore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve”– shkruan Dea Michelle.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dea Mishel 🍒 (@deamichellee)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?