Deklarata kundër partnerit të ri të Dua Lipës? Reagon ish-i dashuri i artistes, Anwar Hadid

Anwar Hadid ka reaguar duke fajësuar internetin që mendoi se mesazhi i tij i fshehtë se “dua ta vrasë atë” ishte për të dashurin e ri të Dua Lipës. Modeli shkroi në Instagram Story të hënën se ndjekësit e tij duhet të jenë të mërzitshëm që shpikin teori të tilla.

“Çmenduri se si Interneti do të krijojë artikuj të tërë për gjëra që ata nuk dinë!! Jeni shumë të mërzitshëm. Më falni.”-shkroi ai.

23-vjeçari shkaktoi furtunë në rrjet të dielën kur postoi një selfie me mbishkrimin, “Duke u përpjekur të mos e gjej dhe ta vrasë”.

Hadid, i cili është vëllai i motrave modele Gigi Hadid dhe Bella Hadid, më vonë ndau një selfie në pasqyrë dhe shkroi: “Nuk mund të marr frymë”.

Lipa nuk reagoi publikisht ndaj mesazheve të Anwarit, të cilat ai i shkroi pak orë pasi ajo dhe partneri i saj i ri, Romain Gavras, bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë 2023.

Anwar dhe këngëtarja ishin në një lidhje nga viti 2019 deri në 2021.

Ajo fillimisht ndezi thashethemet për romancën me Gavras, 41 vjeç, në shkurt pasi u panë duke lënë një festë në Londër së bashku. Javë më vonë, ata u panë të kapur për dore në një event të Javës së Modës në Paris.

Përpara se të takohej me regjisorin francez, Lipa u përfol për lidhje me Trevor Noah, kur ata u fotografuan në New York disa herë vitin e kaluar.

Anwar, ndërkohë, duket se është beqar dhe i fokusuar në karrierën e tij muzikore në lulëzim.

SHKARKO APP