Deklarata tronditëse e Sharon Stone: Gjyshi abuzoi me mua dhe gjyshja e ndihmoi
Sharon Stone ka tronditur me deklaratat e fundit mbi jetën e saj që nga fëmijëria e deri tani që është një nga aktoret më të famshme të Hollivudit. Në librin e saj “Bukuria e të jetuarit 2 herë”, Stone ka treguar se është abuzuar nga gjyshi i saj kur ishte fëmijë dhe gjyshja e ndihmoi. Aktorja tregoi sesi gjyshja i mbylli në dhomë atë dhe motrën e saj së bashku me gjyshin, i cili abuzoi me to.
Gjyshi i Stone vdiq kur ajo ishte 14 vjeç ndërsa motra e saj, Kelly 11. Aktorja e përshkroi vdekjen e tij si një lehtësim nga ajo çfarë kishte përjetuar.
“E preka kur ishte në arkivol dhe ndjeva një lehtësim të çuditshëm që ai të paktën kishte vdekur. Pashë Kellyn dhe ajo e kuptoi që kishte marrë fund”-shkruan Stone në libër.