Del shëtitje me varke me të birin, aktorja e njohur zhduket, gjendet vetëm djali i saj

Naya Rivera, aktorja e njohur e cila ka luajtur në filmin “Glee”, është deklaruar e humbur nga autoritetet në liqenin e Kalifornisë Jugore.

33-vjeçarja është zhdukur nga Liqeni Piru në Qarkun Ventura të mërkurën në mbrëmje. Dyshmet e para janë se ajo mund të jetë mbytur.

Ajo kishte marrë një varkë me qira me djalin e saj të vogël. Një sherif i quajtur Eric Buschow ka thënë se ata të dy janë parë duke hipur në varkë së bashku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një anije tjetwr ka parë djalin e vogël që po flinte në varkën e aktores. Personat që ndodheshin në atë anije, njoftuan autoritetet  nga ku nisën më pas edhe kërkimet nga ajri.

Swiss Digital Mobile Reklama

4-vjeçari kishte veshur jelekun e shpëtimit, ndërsa aktorja mendohet se nuk e kishte veshur, pasi u gjend një jelek në varkë. Ky lajm ka tronditur familjarët dhe fansat e saj.

Rivera është e njohur për rolin e Santana Lopez në serialin e Fox tv për gjashtë vjet nga 2009, dhe u shfaq në çdo episod të tij. Ajo gjithashtu ishte pjesë e sitcomit të CBS “The Royal Family” dhe në filmin komedi “The Master of Disguise.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?