Demi Lovato: E lodhur duke më ardhur turp nga vetja, kam celulit dhe jam krenare

“Kjo është frika ime më e madhe, një foto me bikini. Dhe e merrni dot me mend kam celulit! Jam lodhur duke u turpëruar për trupin tim, për ta modifikuar (po, fotot e tjera me bikini janë modifikuar) … “. këto kanë qenë fjalë e këngëtares së njohur Demi Lovato e cila nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale tregon se për herë të parë nuk i vjen turp nga trupi i saj dhe e tregon me krenari.

Ajo ka postuar një foto me bikini duke nxjerr në pah fundshpinën e saj dhe sic e shihni dallohet qartë celuliti. “Dua që ky kapitull i jetës sime të jetë autentik, dua të shfaqem ashtu sic jam”- vazhdon më tej këngëtarja në statusin e saj.

Në korrik në 2018 këngëtarja rrezikoi jetën për shkak të një overdoze droge. Pas kësaj ngjarje të hidhur të jetës së saj ajo u shtrua në një klinikë rehabilitimi ku ndoqi nkë program intensiv për t’i shpëtuar varësisë nga droga. Në korrik të këtij viti këngëtarja e njohur mbushi plot një vit pa vënë në buzë asnjë pikë alkool dhe pa konsumuar drogë.

Swiss Digital Desktop Reklama

foto galeri

Swiss Digital Mobile Reklama

foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?