Demi Lovato më e lumtur se kurrë: Po jetoj ëndrrën time

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit Eurovision, realizimi i të cilit është inspiruar nga konkursi i këngës ‘Eurovision’.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Will Ferrell në rrjetin e ‘Instagram’ duke uruar këngëtaren dhe për ditëlindjen e saj. Lovato ka vendosur t’i rikthehet aktrimit pas shumë vitesh dhe fansat kanë reaguar menjëherë pozitivisht pas këtij vendimi.

Më pas 27-vjeçarja ka ndarë me të gjithë një video ku tregonte se ishte duke jetuar periudhën më të mirë në jetën e saj. “Sot është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Jo vetëm sepse është ditëlindja ime, por sepse jam duke jetuar ëndrrën time”, shkroi Demi në postimin e saj në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij momenti ndjekësit e këngëtares janë duke pritur me shumë kureshtje momentin kur ajo do të rikthehet në ekran jo vetëm si këngëtare, por dhe aktore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?