Deputetja po çmend internetin, shfaqet bombastike me veshjen e saj në ceremoninë e betimit

Parlamentit brazilian i është shtuar një deputete që po merr vëmendjen e të gjithëve.

Ana Paula da Silva, një deputete e re në Brazili, ka bërë bujë në internet pasi është shfaqur me një veshje, me të cilën ka rrezikuar mjaft shumë.

Ajo është paraqitur kështu në një ceremoni betimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Da Silva ka qenë kryetare e një qyteti në Brazil e më pas është zgjedhur si përfaqësuese e shtetit Brazilian të Kuvendit të Legjislativës të Santa Catarina më 7 tetor 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

E për ceremoninë e betimit të saj para disa ditëve, ajo ka zgjedhur një veshje të re shumë provokative, e cila i zbulonte shumë nga gjoksi i saj.

Me këtë rast, ajo u bë ndër personazhet më të përfolura të vendit.

Media braziliane e ka kritikuar 43-vjeçaren bombastike, e cila njihet në vend si Paulinha, pasi ka vënë në pah asetet, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë komplimentuar, duke thënë se është puna e saj, e cila duhet të përflitet e jo zgjedhja e veshjes.

Pas reagimeve të shumta, Paulinha ka reaguar përmes Instagramit, duke sqaruar zgjedhjen e veshjes: “Pak histori, për ata që nuk më njohin… Kjo është mënyra në të cilën më pëlqen të vishem, e cila, nga ana tjetër, nuk ka të bëjë fare me punën time. Unë nuk mund të ndryshoj nga ajo që jam, vetëm se jam bërë deputete tani”.

 

View this post on Instagram

 

Primeira sessão legislativa do ano! Agora é arregaçar as mangas e trabalhar!!! ❤?

A post shared by Ana Paula da Silva ?? (@deputadapaulinha) on

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?