Deri vonë joshte me të pasmet, tani josh me…Emily Ratajkowski çudit rrjetin

“Jepu grave mundësinë të jenë atë që duan dhe në mënyrën më të ndryshueshme të mundshme”

Nis me këtë slogan feminist postimi në Instagram i modeles Emily Ratajkowski. Në plan të parë, një foto e saj me të brendshme, ku tregon sqetullën e pa depiluar.

Motivin e sqaron pak më poshtë duke shkruar: “Kam shkruar një thënie për ‘Harper’s Bazaar’ mbi rëndësinë e të drejtës së grave për të zgjedhur (sit ë vishen, çfarë të publikojnë, e të vendosin nëse duan të rruhen ose jo) pavarësisht modës.

Bëni ç’keni për të bërë gra, cilatdo qofshin ato”.

E në rrjet nuk mungojnë polemikat. Nëse dikush e ngre lart Emilin si një ikonë, fansa të tjerë, të shumtë në numër, revoltohen.

Ka edhe nga ata që dyshojnë shumë se gruaja në foto me sqetullën e pa depiluar të jetë pikërisht ajo.

SHKARKO APP