DiCaprio i lodhur nga fama, tenton “të fshihet” me të dashurën 21-vjeçare

Tashmë në moshën 44-vjeçare dhe me një karrierë të jashtëzakonshme në Hollivud, Leonardo DiCaprio duket se kërkon të qëndrojë larg vëmendjes dhe famës së madhe që ka në mbarë botën.

Pas disa lidhjeve me modele të ndryshme, Leonardo DiCaprio tashmë është prej kohësh në një lidhje dashurie me brunen 21-vjeçare, Camila Morrone. Daljet e tyre në publik kanë qenë mjaft të rralla, por edhe kur e kanë bërë një gjë të tillë, Leo mundohet që të mos bien shumë në sy, duke u mbuluar.

Thuajse e njëjta gjë ka ndodhur edhe së fundmi në festivalin e “Coachella”. Leo dhe Camila nuk mund të mungonin në festivalin e famshëm muzikor, por ata kanë qëndruar në një profil të ulët, duke mos dashur të shfaqen shumë, por të qëndrojnë në privatësinë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht, që pavarsisht përpjekjeve të tyre, ata nuk i shpëtuan syve të paparacëve, dhe ashtu siç dëshmon dhe fotografia, ata duken mjaft të lumtur pranë njëri tjetrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?