Dikur e kishte studente, Manjola Nallbani zbulon çfarë note i ka vënë Elvana Gjatës
E ftuar në “E Diell”, Manjola Nallbani e cila vecse këngëtare është edhe pedagoge në Akademinë e Arteve,tregoi se si është ajo si pedagoge, duke hedhur poshtë zërat se është “shumë e rreptë”.
“Unë nuk jam as nga ato që ngel, as nga ato që përpiqen të bëjnë të vështirën që të më lusin që t’i kaloj dhe që të më fusin miq që t’i kaloj dhe këtë nuk duhet ta bëj se e marrin lehtë fare në vazhdim.
Unë besoj që komunikoj shumë me to dhe u them se nëse bëjnë një shkollë të tillë në ditët e sotme, duhet ta bëni me gjithë shpirt, duhet ta keni me shumë pasion, duhet ta doni më shumë se unë.”
“Sepse ato janë vite të jetës tënde që ti duhet të investosh në maksimum dhe e dyta janë dhe ato para të prindërve të shkretë që është shumë gjynah t’i shpërdorosh”-, tha këngëtarja.
Gjatë intervistës, ajo u pyet se çfarë mendimi ka për brezin e këngëtarëve pas vitit 2000.
Mes tyre ajo veçoi Elvana Gjatën, të cilën e ka pasur studente.
Ajo zbuloi se Gjata ka qenë një studente e rregullt që nuk mungonte dhe se që atëherë ka arritur ta spikasë potencialin muzikor që ajo ka.
“Ia dëgjoj këngët me kënaqësi. Edhe sikur mos të më këndonte asnjë ditë në klasë, mjafton që unë e kuptoja sa e talentuar ishte. Ajo ishte shumë e talentuar dhe absolutisht i kam vënë 10 me shumë kënaqësi,”- u shpreh Manjola.