Disney pritet të pushojë nga puna rreth 28 mijë punëtorë, shkak pandemia
Disney do të pushojë nga puna rreth 28 mijë punëtorë, nga pandemia e koronavirusit. Rreth dy të tretat e punëtorëve të pushuar nga puna do të jenë punëtorë me kohë të pjesshme, u shpreh kompania në një deklaratë.
Disney mbylli parqet e veta në të gjithë botën kur filloi të përhapet koronavirusi këtë vit.
Më pas të gjithë u rihapën, ndërsa kompania u detyrua të kufizonte numrin e vizitorëve për të lejuar distancën fizike.
Walt Disney World në Florida kishte punësuar 77 mijë punëtorë me kohë të plotë dhe të pjesshme para pandemisë, ndërsa Disneyland në Kaliforni punësoi 32 mijë.