Dita e Flamurit, urimet e artistëve: Bashkë në këtë dhimbje

Me rastin e 28 Nëntorit, Festës së Flamurit, fytyrat e famshme publike kanë uruar qytetarët përmes rrjeteve sociale. Këto personalitete të cilat i përkasin profesioneve të ndryshme kanë zgjedhur që përmes llogarisë së tyre në Instagram të urojnë shqiptarët.

Adelina Ismaili-“E bukura Shqipëri. Ditën e flamurit ta pafsha çdo ditë më të lumtur sesa sot. Për ty, deri në përjetësi”.

Tayna-“Urime 28 Nëntori! Qofshim gjithmonë kaq të bashkuar e të dashur me njëri-tjetrin”.

Ledri Vula-“Është festa e flamurit tonë dhe asnjeherë si me parë kjo festë nuk e ka pas kuptimin që ka sot. Shqipëri dhe vëllezër gjithandej jashtë kufijve të saj bashkë. Urime 28 Nëntorin”.

Butrint Imeri-“Urime Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari! Në këtë 28 nëntor bashkëndjejmë dhembjen me të gjitha motrat e vëllezërit tanë në Shqipëri, të prekur nga tërmetet e njëpasnjëshme që nga dita e martë. Jemi bashkë përherë”.

SHKARKO APP