Djali i Almedës dhe i Tolgahanit, i nënshtrohet një operacioni

Djali i Almeda Abazit dhe aktorit turk Tolgahan Sayışman, Efehan, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Stamboll.

 

Gazeta turke “2.Sayfa”, shkruan se djali 5-muajsh i çiftit të njohur është futur në sallën e operacionit për heqjen e një kisti në kokë. Për fat të mirë gjithçka ka shkuar sipas parashikimit dhe gjendja shëndetësore e të voglit raportohet të jetë e mirë.

Megjithatë sipas informacioneve të transmetuara në “Kanal D”, pritja për daljen nga salla e operacionit ka qenë tepër e vështirë si për Almedën, e cila vazhdimisht qante, ashtu edhe për Sayisman, që dukej tepër i tensionuar./tvklan.al

SHKARKO APP