Djali i Jozefina Topallit zyrtarizon lidhjen, Cindy Marina shfaqet në pushime me kunatën

Prej disa kohësh Cindy Marina dhe Genar Topalli po përjetojnë historinë e tyre të dashurisë. Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private. Ajo ka zbuluar se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një djalë shqiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim.

Cindy sapo ka përfunduar eksperiencën e saj në “Dance Albania”, ku shfaqi një talent të pazbuluar për kërcimin. E pyetur në këtë progam për marrëdhënien me vjehrrën e saj Jozefina Topallin, modelja u shpreh:

“Raportet i kam të mira, ajo është e mrekullueshme”.

Por duket se raporte të mira Cindy ka edhe me kunatën. Së fundmi Cindy dhe Megi Topalli kanë udhëtuar së bashku drejt Milanos ku nuk ka munguar edhe një foto.

SHKARKO APP