“Do i dridh 7 qiej nga dhimbja”, Adelina Ismaili përlot me dedikimin për nënën e saj të vdekur

Disa vite më parë Adelina Ismaili humbi nënën e saj nga një sëmundje e rëndë. Ditën e sotme, bëhen 4 vite nga humbja e saj dhe këngëtarja i ka kushtuar një mesazh që ka prekur zemrat e të gjithëve.

Adelina shprehet se nuk ka folur asnjëherë për dhimbjen që i ka lënë në shpirt ikja e së ëmës sepse nuk di ta shpjegojë diçka që nuk mbaron kurrë.

“Kurrë nuk kam folur për dhimbjen që e kam për ty se jam frikësuar se mos do i dridh shtatë qiej e tokën nëse e lë dhimbjen të dalë. Ata qiej ku më ke mësuar të fluturoj e këtë tokë që më ke mësuar t’i kthehem. E këta njerëz që më ke mësuar t’i dua. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Si mund ta shpjegoj diçka që nuk mbaron kurrë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa shpirtin të du e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt çka ke dashur nuk e kam bërë se nuk janë sytë e tu për të më parë. Më pak dhimbje kisha ndjerë nëse do më kishe lënë kujtime pa krenari. Ti më ke lënë rrugën e shtruar me dashuri e mburrje edhe për shumë jetë. E dy ëngjujt që veç të mirën e njohur. Përjetësisht puth edhe tokën ku ti ke ecur mami”, ka shkruar Adelina.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?