Doktoron Korab Shaqiri

Këngëtari shqiptar, Korab Shaqiri, i është gëzuar një suksesi të tij të fundit, derisa njoftoi fansat se ka doktoruar. Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Dje me datë 18 shtator 2019 në Universitetin “Shën Kirili & Metodi” në Shkup, e mbrojta me sukses disertacionin e doktoratës, duke fituar gradën shkencore “Doktor i kompozicionit” me dy tema: “I miri i motrës”, kantatë për mezosopran, kor dhe orkestër A3; si dhe “Ndikimi i muzikës tradicionale në opusin e kompozitorit bashkëkohor kosovar Valton Beqiri”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve, ku ka ndarë disa momente mjaft të veçanta me publikun.

Përpos profesionit prej këngëtari, Korabi është i angazhuar edhe si profesor në Universitetin e Prishtinës. Shaqiri po ashtu ligjëron që nga viti 2016 në Akademinë e Arteve, Fakultetin e Muzikës. kompozimet dhe këngët e djalit të këngëtarit Ilir Shaqiri pëlqehen prej shumë adhuruesve të muzikës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?