Donald Veshaj reagon ashpër pas spektaklit të mbrëmshëm të “BBV”, ironizon Albi Nakon dhe Roza Latin

Romeo Veshaj dhe Roza Lati janë dy banorë që janë kthyer në protagonistë gjatë javëve të para të “Big Brother Vip” dhe debatat mes tyre kanë vijuar gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpi.

Së fundmi, Roza e ka akuzuar Romeon se fut hundët në debatet me femrat, referuar kështu një debati që ajo kishte me Heidien. Ndërkohë që tjetër deklaratë e fortë ishte edhe ajo e Albit, i cili iu drejtua Romeos, duke i thënë se është njeri pa këllqe dhe se përdor vajzat e shtëpisë për ta mbrojtur atë.

Lidhur me këto situata dhe shumë të tjera, Donaldi ka reaguar përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, në të cilin ka shkruar:

“Ta bëj edhe unë njëherë opinionistin se nuk më gjen gjë. Romeo paska frikë të merret me gocat kur debatet më të forta i ka me ato.
Një gocë i përmend jetën jashtë dhe vetëm se nuk iu kthye me të njëjtën monedhë, paska frikë dhe mungesë respekti. Imagjinoni të kishte folur Romeo për jetën e saj, do ishte bërë problem kombëtar por nuk e diskuton njeri këtë.

Romeo vetëm ofendon kur Romeos i thonë nuk je burrë se futesh në muhabete grash, kur muhabetet e grave vdesin ta përmendin për puci puci dhe e ftojnë në debat.

Romeo thotë që i mbroj njerëzit e mi. Aa gabim, ti mbron njerëzit, jo, jo, ti bën strategji. Jo është mirë t’i mbrosh por pranoje që mbron se kur i mbron është mirë që i mbron etj etj”

Aaa se harrova, mirë që u morën mungesat sot që kuptuam se koreografi qenka aty dhe paska patur mendime të tjera kur rrinte mes shokësh por mendimine vet e jep vetëm kur merr sinjale nga opinionisti.

Hajde dhe disa duartrokitje tani për këtë që shkruajta edhe pse nuk duhen”, përfundon Donaldi, vëllai binjak i Romeo Veshaj.

SHKARKO APP