Donald Veshaj reagon pas deklaratës së Fifit: Dakord! Po të pres në gjygj!
Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së mikes së tij, Fifi, e cila tha se do e hedhë në gjyq për veprimin që bëri në emisionin “Më lër të flas”.
Ish-banori i “Big Brother VIP” ka publikuar një video ku thotë: “Në fakt unë tani u zgjova dhe pashë komentet në lidhje me skeçin dhe nuk e kuptoj Fifin dhe që do ndjekin anën ligjore. Ku është problemi?”.
Ndërkohë krejt papritur në video shfaqet Fifi e cila është e ulur me Donaldin në tryezë. “Prit se po bëj video thotë ai me ironi” dhe më pas vazhdon “Edhe unë jam gati të ndjek anën ligjore dhe po bëj gati avokatët e mi dhe le ta ndjekë. Ia them publikisht. E pres në gjyq”.
E gjithë kjo video duket se ishte ironi për të treguar se ata janë ende miq.