Donaldi reagon sërish kundër Arbërit dhe Orit: Mendime pa qëllime
Të martën ishte Prime në ”Big Brother Albania Vip 3”, ku u zhvilluan shumë debate midis banorëve. Në një nga debatet që është diskutuar që në fillim të spektaklit ka qenë një video përmbledhëse ku thuhej se Françeska ishte kundër marrëdhënies Heidi-Romeo.
Përveç banorëve që e diskutuan këtë situatë edhe mendimi nga opinionistët nuk mungoi. Por mesa duket se mendimi i këtyre të fundit nuk i ka pëlqyer aspak Donaldit, i cili reagoi me anë të një postimi për të mbështetur edhe njëherë vëllain e tij.
”Sa të pafajshëm dhe naiv janë disa njerëz me ”mendimet e tyre” fare pa qëllim. Të pastër si kristali”.