Drake “mallkon” futbollin, ja lojtarët që e pësuan
Të gjithe ne do të donim të bënim foto me një këngëtar të njohur. Po nëse ky personazh do t’iu sillte fat të keq, çfarë do të bënit?
Drake, këngëtari i famshëm me origjinë kanadeze, ka bërë një tur nëpër Europë, ku ka takuar futbollistë të ndryshëm. Sigurisht një foto kujtim nuk mund të mungonte. Ku qëndron problem këtu? Humor ka bërë fakti se ata që kanë bërë foto me 32 vjeçarin, kanë humbur ndeshjen pasardhëse respektive.
Le të shohim listën “e viktimave”:
Layvin Kurzawa: Mbrojësi i Paris Saint Germain bëri një foto me Drake në Paris. Rezultati? PSG humbi 5-1 me Lille në kampionat dhe shtyu festën e titullit të Ligue 1.
Sergio Aguero: Humbi penalltinë decizive javën e kaluar në Champions kundër Totenhamit.
Pierre-Emerick Aubameyang: Arsenali humbi kundër Evertonit në Premier League.
Pogba dhe Lukaku: Manchester United u eliminuar nga Wolves në FA Cup. 1 ditë më parë Drake “hipnotizoi” yjet e ekipit. Si? 1 foto
Mund të duket e pabesueshme, por “tersi” Drake është përhapur tashmë.
KOHA JONË SONDAZH

