Drogë dhe vrasje/Shqiptarët si mafiozë në serialin turk

Prej vitesh serialet turke kanë mbërthyer mijëra spektatorë para ekranit. Shumë prej ndjekësve të tyre janë shqiptarë, të cilët me serialin më të ri më në fund do të kenë një rol.

 

Seriali i ri i quajtur “Azize” do të ketë në qendër të saj një familje shqiptare, e cila merret me punë të pista. Një prej aktorëve kryesore në serial, Bugra Gulsoy, i cili luan djalin e familjes shqiptare ka treguar detaje.

Ai tregon se seriali është me karakter të errët dhe në të luajnë disa familje që kontrollojnë mafian dhe nëntokën. Emri i tij në serial është Kartal që në turqisht do të thotë shqiponjë duke personifikuar prejardhjen e tij. Aktorja Hande Erçel, luan rolin e Azizes, e cila kërkon hakmarrje pasi familje shqiptare i ka vrarë të gjithë familjen.

SHKARKO APP