Dua hap një kapitull të ri në jetën e saj

Ashtu sikurse kishte premtuar prej disa javësh, Dua Lipa ka publikuar këngën e saj të re “Don’t Start Now”. Në një postim të bërë në rrjetin e saj social Instagram, Dua ka treguar se ajo dëshironte të publikonte këtë këngë të parën, në mënyrë që të mbyllte këtë kapitull të jetës, për të hapur një tjetër.

”Në një erë të re, me një këngë të re. Është momenti për të ecur përpara dhe për të mos lejuar asnjë të të ndërpresë rrugëtimin”,-shkruan Dua.

Kënga e re është shumë ritmike dhe është pjesë e albumit të ri të këngëtares që pritet të publikohet së shpejti. Dua është shprehur se albumi i saj i ri është një “epokë e re”, në karrierën e saj muzikore, në aspektin e ndryshimit dhe lundrimit në një zhanër të ri.

Dua Lipa - Don't Start Now (Official Music Video)

SHKARKO APP