Dua Lipa është e ardhmja e muzikës pop

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, është gati për shfaqjen e saj të parë live në Indi këtë muaj, duke iu bashkuar Katy Perryt për festivalin muzikor “OnePlus” në Mumbai, më 16 nëntor. Me një zë plot me shtresa pjekurie, përtej moshës së saj, dhe një repertor që tashmë përbëhet nga hitet që mbartin një cilësi edhe përtej kësaj kohe, është e vështirë të imagjinohet që bota e popit nuk e ka pasur pjesë të saj për një kohë të gjatë edhe Dua Lipën.

Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare fillimisht trazoi publikun në fund të viti 2015 me këngën e saj të dytë “Be The One”, një pjesë ndjellëse e “popit të errët”, siç e quan ajo. Kënga i ndihmoi që të bëjë karrierë nëpër Evropë, por edhe në tregun e Australisë. Ajo do të vazhdonte që të dominonte që nga viti 2016 e tutje me hitet e saj si “Hotter than Hell” e “Blow Your Mind (Mwah)”. Në vitin 2017, kur u lansua albumi i saj, ajo tashmë kishte disa hite.

Atëherë erdhi kënga “New Rules”, që e dërgoi Lipën nga një zë i njohur dhe nga një fytyrë e bukur në diçka shumë më ikonike dhe të qëndrueshme. Videoklipi i këngës u bë sensacion në YouTube. Përderisa shumica e artisteve si Taylor Swift, Adele dhe Perry mblidhnin shikime me miliarda, ishte e padëgjuar që një artiste e re të arrinte diçka të tillë. Mirëpo videoja e saj e inspiruar nga “La La Land” jo vetëm që u bë më e shikuara online, por kënga po ashtu u bë hiti numër një në Mbretërinë e Bashkuar e ia arriti po ashtu edhe që të bëhet hiti i saj i parë në “Top 10” në ShBA. Si rezultat, Lipa solli një nga këngët më të mira dhe më të paharrueshme në glob. Ajo e përcolli atë me një hit tjetër “IDGAF”, që shërbeu si kënga e fundit për albumin e saj të parë.

Nuk është për t’u habitur se ngritja e saj u pranua kudo, nga “BRIT Awards” në “Grammys”, ku ajo fitoi vitin e kaluar çmimin “Best New Artist”. Megjithatë, ndryshe nga shumë fitues të këtij çmimi, Lipa ia doli që të qëndronte në skenë dhe në fakt e rriti akoma më shumë profilin e saj përmes këngëve dhe bashkëpunimeve të mëdha – duke bërë që hapësira në mes të albumit të saj debutues dhe albumit të ardhshëm të ndihet më pak.

Gjersa ajo po përgatitet që të lansojë albumin e saj të dytë “#DL2” që nis me këngën “Don’t Start Now”, Lipa është e gatshme për arritje të reja, me theks në muzikë, në bashkëpunim me legjendën e diskos Nile Rogers. Teksa bota po e pret albumin e dytë të Lipës, ia vlen te theksohet se ajo ka arritur në mënyrë brilante që ta ruajë standardin e lartë, të vënë me albumin e parë, përmes këtyre bashkëpunimeve me muzikantë.

Pasi që ishte shfaqur në këngën “No Lie” të Sean Paul, Lipa nuk është ndier e turpshme ndaj bashkëpunimeve me këdo duke filluar me R&B me Miguel e deri te grupi i vajzave “BLACKPINK”. Mirëpo ishin dy këngë që emocionuan audiencën: “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Electricity” me Silk City, Diplo dhe Mark Ronson. Këto dy bashkëpunime bënë që Lipa të vazhdonte dominim e saj në 2018 e deri në fillim të vitit 2019.

Përderisa shumë artiste kanë hasur në vështirësi për të realizuar kaq shumë hite për një periudhë kaq të shkurtër, krijohet përshtypja sikur Lipa është e lidhur në një mënyrë që ndihet ndryshe. Ajo nuk është një adoleshente tipike, ajo është më e errët, muzika e saj ka tekste më të pjekura dhe stili i saj dhe videot shfaqin një nivel të vetëbesimit dhe guximit që shumë artistë mund ta ëndërrojnë.

Kur kanë kaluar vetëm disa vjet, krijohet përshtypja sikur Dua Lipa me plot të drejtë e meriton që të shfaqet në festivalin e muzikës “OnePlus” përkrah hitbërësve dhe ikonave të popit si Kate Perry. Njëlloj si Perry, Lipa po sigurohet që ta lidhë audiencën e saj me avatarë të ndryshëm gjersa shfaqet si një yll i arritshëm dhe i përulur.

Në një epokë të hiteve dhe këngëve që harrohen, ka qenë rifreskuese të shohim natyrën dhe rritjen shumë origjinale të Dua Lipës. Zëri i saj, stili i saj, këngët e saj kanë lënë diçka te dëgjuesit, një emocion të thellë të pop/dance/soul, diçka që ka ekzistuar në vitet ’70 me artistet si Donna Summer. Vetëm për këtë arsye ajo që Lipa dhe Rodgers mund të jenë duke krijuar për albumin e ardhshëm, nuk mund të jetë asgjë tjetër përveçse epike.

Nuk ndodh shpesh që një artiste e re të jetë edhe e suksesshme, edhe në aspektin komercial edhe në atë të kritikës dhe e ardhmja po shihet të jetë vetëm më e ndritshme. Në rrugën në të cilën ajo është nisur, mund të jetë e mundshme, Lipa mund të jetë ajo, ylli numër një, shumë, shumë shpejt/ Rolling Stone India.

SHKARKO APP