Dua Lipa shkruan historinë, shqiptarja e parë që fiton dy çmime “Grammy”
Dua Lipa ka fituar dy çmime në eventin më të madh muzikor të botës, “Grammy Awards”. Ylli i muzikës rrëmbeu çmimin “Artistja më e mirë e re” në dhe çmimin “Best Dance Recording” për këngën e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson.
Ndërsa u ngjit në skenën gjigande mbrëmjen e së dielës për të marrë çmimet, Dua tha: “Falenderoj fansat e mi që më lejuan të isha versoni më i mirë i vetes sime”.
Në kategorinë “Best New Artist”, Dua u përball me bashkëatdhetaren e saj Bebe Rexha, e cila nuk arriti të fitonte edhe pse u nominua në dy kategori.
https://www.instagram.com/p/BtuufOIBwcR/
KOHA JONË SONDAZH

