Dua Lipa pozon nga pushimet në Shqipëri, por fansat ‘e kryqëzojnë’ për cigaren

Dua Lipa po shijon pushimet në Shqipëri dhe sot ka publikuar fotot e rradhës në Instagram ku shfaqet e veshur me të bardha dhe në super formë. Mirëpo një prej fotove ka shkaktuar komente të shumta, pasi këngëtarja shihet duke ndezur një cigare.

“Të lutem ndalo promovimin e duhanit. Nuk dukesh cool. Fëmijët të ndjekin”, i shkruan një komentues Duas. “Pirja e duhanit nuk është më cool si shekullin e kaluar”, shkruan një tjetër. “Dua mos pi duhan, nuk është e lezetshme dhe gjithashtu është arsyeja pse nuk mund të arrish nota të larta”, “Pirja e duhanit nuk është bukur dhe nuk është e mirë për zërin tuaj…. Ju kujtohet Whitney Houston?”, vazhdojnë komentet.

Dua ende nuk i është përgjigjur kritikave në postimin e saj.

SHKARKO APP