Dua Lipa shkëlqen, teksa xhiron klipin në rrugët e Londrës (FOTO)

Ajo ka qenë duke kaluar muaj të tërë me të dashurin e saj, Anwar Hadid në SHBA, gjatë pandemisë Covid-19. Lipa duket se i është rikthyer punës, ndërsa po shihet duke xhiruar klipin e ri në rrugët e Londrës. 25-vjeçarja gjatë ditës së sotme (e premte) është fotografuar nga paparacit, ndërsa shkëlqente me dukjen. Një bluzë të zezë Dua e ka kombinuar me këmishë të bardhe, kurse në pjesën e poshtme mbante pantallona prej lëkure. Artistja shumë e dashur për publikun, para disa ditësh kishte paralajmëruar që projekti i ri është duke ardhur, teksa po jep vazhdimisht detaje të vogla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?