Dua Lipa “zhduket” nga Instagrami

Dua Lipa ka fshirë nga rrjetet e saj sociale, Instagram dhe Twitter të gjitha postimet e saj. Ka ndryshuar njëkohësisht edhe ikonat e profilit. Veprimi i fundit i këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, i ka habitur së tepërmi fansat. Një veprim i tillë vjen menjëherë pasi, ajo kishte publikuar një postim përmes së cilit shkruante “Shihemi së shpejti”. Nuk dihet me siguri përse këngëtarja ka vepruar në mënyrë të tillë por mendohet se ajo është duke bërë një ndryshim në jetën e saj profesionale. Diçka e re pritet të vijë shumë shpejt nga Dua, deri atëherë ajo i ka lënë fansat në enigmë.

SHKARKO APP