Dua ndahet nga djali i familjes Hadid, karriera është primare

Mediat britanike i kanë kushtuar këtë të diel një artikull lidhjes së dashurisë së këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe të dashurit të saj Anwar Hadid.

Sipas tabloidit “The Sun” çifti, tashmë i famshëm duket se është në krizë dhe kjo ka ardhur si pasojë e karrierës, e cila po i mban larg njëri-tjetrit.

Ata nuk janë takuar prej më shumë se 6 javësh dhe raportohet të kenë diskutuar për të marrë kohë për të vendosur për të ardhmen e tyre.

Dua po regjistron albumin e saj të ri në Londër e Los Angeles, ndërkohë që Anwar po qëndron në Nju Jork i vetëm bashkë me qenin e tyre.

SHKARKO APP