Duartrokitje pafund për Albanon dhe Rominën
Brohoritje të fuqishme nga publiku iu atribuan ish-çiftit më të famshëm të viteve ’80, Al Bano Carrisi dhe Romina Power në Festivalin e Sanremos.
Pothuaj 33 vjet nga kënga ”Nostalgia canaglia”, këngëtarët u prezantuan nga vajza e tyre Romina Jr. (e cila në kohën e Festivalit, nuk kishte lindur ende).
Albano dhe Romina zbritën shkallët e ”Ariston” dorë për dore.
Pas këngës ”Nostalgia canalia”, çifti i artë i muzikës pop kënduan disa këngë si ”La siepe”, ”Ci sarà” dhe ”Felicità”, ku morën duartrokitje pafund nga ana e publikut.